“FUTEMI NË TUALET, TË DALIM NË NOMINIM…”/ Si e priti Dea propozimin e Efit? – AlpeGossip
“FUTEMI NË TUALET, TË DALIM NË NOMINIM…”/ Si e priti Dea propozimin e Efit?

“FUTEMI NË TUALET, TË DALIM NË NOMINIM…”/ Si e priti Dea propozimin e Efit?

Të gjithëve ju kujtohet nominimi i fortë që Dea Mishel bëri pasi iu dha një avantazh në lojë, duke qenë se ishte fituese e ‘Lojës së Inteligjencës’. Ajo kishte të drejtën që të nxirrte 3 banorë në televotim dhe menjëherë tha emrat e Kiara Titos, Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit.

Mes këtyre tre banorëve ishte Efi ajo që u largua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Por fati deshi që ish-banorja të riktheje sërish në “Big Brother VIP2” dhe ajo ka hyrë me ide të qarta që të marrë hak ndaj Deas.

Me t’u rikthyer në BB VIP, Efi ka nisur sulmet ndaj Deas, duke i thënë se avash-avash do ta spostojë. Nga ana tjetër, Dea ka besim te vetja se do ta eliminojë sërish atë.

Dhedhes i ka bërë një propozim të drejtpërdrejtë asaj, duke i thënë që të futen bashkë në tualet, e në këtë mënyrë dalin në nominim kokë më kokë.

Por Dea ka refuzuar duke thënë se nuk ka frikë, por thjesht nuk i pëlqen ta bëjë.

Ndërkohë kujtojmë se këtë plan pak javë më parë e vendosi në zbatim Luiz Ejlli, duke dërguar në nominim së bashku me veten, Krist Aliajn dhe Armaldo Kllogjerin. Ishte ky i fundit që u eliminua përfundimisht nga BB VIP.