DO I HANI GJITHMONË/ 7 ushqimet ”magjike” që luftojnë stresin shpejt se ilaçet – AlpeGossip
DO I HANI GJITHMONË/ 7 ushqimet ”magjike” që luftojnë stresin shpejt se ilaçet

DO I HANI GJITHMONË/ 7 ushqimet ”magjike” që luftojnë stresin shpejt se ilaçet

Bëni një jetë të vështirë mes zyrës dhe shtëpisë, puna ju ka lodhur dhe po ua bën të pamundur jetën? Në familje çdo gjë pritet nga duart tuaja dhe nuk keni asnjë ndihmë të vogël nga pjesëtarët e tjerë? Mendoni se “thika ka arritur në palcë” dhe ju nuk mbani më?

Do të ishte mirë të ruanit qetësinë dhe ta ndihmonit veten duke ngrënë ushqime të shijshme e të shëndetshme. Nga një studim i fundit është vërtetuar se ekzistojnë ushqime specifike që ju mbrojnë nga stresi dhe agresiviteti, ja cilat janë ato:

Portokalli: Vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate stresuese.  imunitar.

Patatet e ëmbla: Ndihmojnë jashtëzakonisht në uljen e nivelit të stresit, sepse plotësojnë menjëherë urgjencën e karbohidrateve dhe sheqernave që kemi zakonisht në momente të mëdha stresi. Po ashtu patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten dhe fibra, që ndihmojnë organizmin t’i shpërbëjë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.

Kajsia: Kajsitë janë të pasura me magnez, një element i fortë kundër stresit dhe një qetësues natyror muskulor.

Salmoni: Deri para pak vitesh nuk dihej asgjë për ekzistencën e tyre. Tani për fat të mirë, falë studimeve të reja dhe lindjes së një shkence specifike (lipidomika) janë konsideruar të pazëvendësueshme për funksionimin e sistemit nervor.  Një dietë e pasur me omega-3 (element i pranishëm te salmoni dhe peshqit në përgjithësi) mbron zemrë, kurse një studim i kryer nga “Diabetes & Metabolism” ka zbuluar se acidet yndyrore Omega-3  kontrollojnë nivelet e kortizolit dhe adrenalinës.

Brokoli, lakra dhe bizele: Zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë burim i padiskutueshëm dhe i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.