NJË REPORTAZH PËR SHQIPËRINË/ Gazetarët grekë vizitojnë vendlindjen e këngëtares (FOTO) – AlpeGossip
NJË REPORTAZH PËR SHQIPËRINË/ Gazetarët grekë vizitojnë vendlindjen e këngëtares (FOTO)

NJË REPORTAZH PËR SHQIPËRINË/ Gazetarët grekë vizitojnë vendlindjen e këngëtares (FOTO)

Eleni Foureira këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar publikisht se është krenare për origjinën e saj dhe e do Shqipërinë. Pas deklaratave të këngëtares duket se është rritur kurioziteti i mediave greke për vendlindjen e këngëtares që e filloi karrierën e saj në Greqi.

Gazetarët e emisionit “Happy Day” kanë arritur në fshatin Selisht, vendlindjen e Elenit, që ndodhet në qytetin e Fierit për të krijuar një reportazh.

Ishte kryetari i kësaj njësie administrative ai që mirëpriti grekët dhe dha një intervistë për ta duke thënë: “Që do të bëhej kaq e famshme, nuk e besonin as prindërit e saj. Jemi shumë të lumtur për të dhe presim që Eleni të vijë në fshat dhe të mbajë një koncert këtu”.

Nga ana tjetër të shumtë ishin edhe banorët që shprehen mendimin e tyre për këngëtaren.

“Siç ke qenë një vajzë e mirë, e edukuar dhe e respektuar, vazhdo të qëndrosh kështu. Ka gjakun e babait tim dhe vlerësim për prindërit e Elenit që kanë rritur atë vajzë. Mendoj se e ka ndryshuar mbiemrin e saj. Është fëmijë i vetëm, ka lindur këtu. Emrin e vërtetë e ka Entela” -thanë disa prej banorëve që u pyetën nga “Happy Day”.

Eleni Foureira mori shumë famë dhe vëmendje mediatike pas pjesëmarrjes në Eurovizion ku përfaqësoi Qipron me këngën ‘Fuego’.