E KENI TË VËSHTIRË TË KOMUNIKONI? Ja me cilën nga shenjat nuk merreni vesh fare – AlpeGossip
E KENI TË VËSHTIRË TË KOMUNIKONI? Ja me cilën nga shenjat nuk merreni vesh fare

E KENI TË VËSHTIRË TË KOMUNIKONI? Ja me cilën nga shenjat nuk merreni vesh fare

Nëse përpiqemi ta kuptojmë njëri tjetrin, gjasat që të shkojmë mirë janë të larta. Gjithsesi, duhet se s’bën të na tregoni shenjën e horoskopit sepse disa prej tyre thjesht nuk bëjnë dot me ca të tjerë.

Më poshtë, zbuloni me cilën prej shenjat e keni të vështirë të komunikoni, të bini dakord apo të çoni përpara lidhjen tuaj.

1.Dashi- Bricjapi

Të dy janë lidera në mënyra të ndryshme, prandaj do të gjithnjë do të ketë përplasje mes tyre. Dashi është më impulsiv si shenjë zjarri që është, ndërsa Bricjapi i mendon gjërat më qartë dhe s’do t’i ngatërrojë duke u nxituar.

2. Demi- Ujori

Demi do ta jetojë jetën ngadalë dhe me mënyrat e tij. Duan të mendojnë për gjërat dhe dëgjojnë shumë ndjenjat e tyre. Nga ana tjetër Ujori, është komplet e kundërta prandaj Demi ndihet në kaos kur është pranë tij.

3. Binjakët- Peshqit

Kur përballë një Binjaku është një Peshk, le të themi se duhet pak kohë që ata të merren vesh. Kjo për arsyen e thjeshtë se Binjakët janë më të orientuar nga opinionet kurse Peshqit janë ëndërrimtarë të mëdhenj!

4. Gaforrja-Shigjetari

Kryesisht në lidhjet romantike, Gaforret mund të lëndohen lehtë nga dëshira e pashterueshme e Shigjetarit për aventura dhe liri.

5. Luani-Virgjëresha

Luani vdes të jetë në qendër të vëmendjes dhe hera herës nuk kuptohet me Virgjëreshën modeste dhe të organizuar. Gjithashtu tendenca që Virgjëresha ka për të kritikuar prek krenarinë e tij.

6. Virgjëresha- Ujori

Virgjëresha nuk është kurrë spontane, kurse një Ujor mund të jetë gjithçka përveçse tradicional. Kjo bën që këto dy shenja të mos e shijojnë shoqërinë e njëra tjetrës.

7. Peshorja-Peshqit

Këto të dy mund të duhen shumë, por shpesh e çmendin njëri tjetrin! Asnjëri prej të dyve nuk është i mirë për të drejtuar, prandaj e gjejnë të vështirë të marrin vendime.

8. Akrepi-Ujori

Akrepi është i mistershëm, i thellë , kurse Ujori është shenja me llogjikën më të pastër. Kjo krijon një lloj energjie që shpesh nuk i lidh me njëri tjetrin. Si rezultat, kemi keqkuptime pafund.

9. Shigjetar- Bricjap

Mjafton të përmendim natyrën aventuriere të Shigjetarit dhe dëshirën për të qenë gjithë kohës i strukturuar që ka Bricjapi…

10. Bricjapi-Peshorja

Bricjapët janë të fiksuar pas etikës së punës, kurse Peshorja shijon gjithnjë kënaqësitë më të vogla të jetës. Dëshira që ka një Peshore për të shpenzuar para pa menduar për të ardhmen, e çmend Bricjapin.

11. Ujori- Demi

Siç ua thamë më lart…

12. Peshqit- Peshqit

Kur dy Peshq dalin bashkë, mund të zihen gjithë kohës! Të dy rrinë të menduar, me ndryshime të shpeshta humori dhe kjo e bën situatën të komplikuar…