Majk dhe Butrint Imeri po vijnë me bashkëpunimin e tyre të parë. Dyshja kanë njoftuar vetëm pak më parë në profilet e tyre në Instagram lajmin se më 7 prill do të publikohet kënga e tyre e re.
Në videot e postuara, Majk dhe Butrint shfaqen të veshur si dhëndurë me kostum dhe në ambientin ku po xhirojnë kuptohet se në videoklip do shohim një dasmë.
Fansat po e presin me padurim bashkëpunimin e dy këngëtarëve që me siguri do kthehet në hit.