SERIALI MË I RI I ERMAL MAMAQIT ËSHTË GATI/ Zbulohet në cilin ekran do e shohim (VIDEO) – AlpeGossip
SERIALI MË I RI I ERMAL MAMAQIT ËSHTË GATI/ Zbulohet në cilin ekran do e shohim (VIDEO)

SERIALI MË I RI I ERMAL MAMAQIT ËSHTË GATI/ Zbulohet në cilin ekran do e shohim (VIDEO)

Seriali më i ri i Ermal Mamaqit mban titullin “Humans of Tirana” – “HO.T” dhe do të vijë së shpejti në ekranin e “Tv Klan”.

Kjo është bërë e ditur nga traileri i këtij seriali, i cili është bërë publiki ditën e sotme nga vetë aktori i humorit.

Nga ata pak momente të shkëputura nga “H.O.T” kuptuam se do t’i këtë të gjitha: romancë, humor, shaka e deri tek sherret e intrigat.

VIDEO

Më herët e ftuar në rubrikën “N’Fermë” në “E Diell”, Amarda ka zbuluar rolin e Joelit në serial si dhe ka folur për pasionin e tij, që me shumë ngjasa do të ndjekë hapat e babit në të ardhmen.

“Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit, e di ti e ke parë. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në backstage. Tani te xhirimet e Ermalit mban çakun. Po e tërheq më shumë pjesa e backstage-it se sa ajo përpara”- tregoi Amarda.

Më herët, teksa fliste për  karrierën e tij dhe vështirësitë që ka ndeshur, Ermali tregoi se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e ftuan.

“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse nqoftëse do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.