MIKELA FLET NË TELEFON ME ISH TË FEJUARIN/ Bruno nuk duron dot dhe i kthehet – AlpeGossip
MIKELA FLET NË TELEFON ME ISH TË FEJUARIN/ Bruno nuk duron dot dhe i kthehet

MIKELA FLET NË TELEFON ME ISH TË FEJUARIN/ Bruno nuk duron dot dhe i kthehet

Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i parë mes Brunos dhe Mikelës. Gjatë bisedës mes tyre, Mikela tha se ka qenë e fejuar për 6 vite dhe më pas është ndarë.

Ndërkohë në studio, konkurrentja tregoi se ish-partneri e ka marrë në telefon kur ka hyrë në “Përputhen” duke i thënë “Ishalla të nxjerrin që javën e parë”.

Kjo nuk u prit mirë nga Bruno, i cili tha se Mikela duhet të respektojë faktin që ka hyrë në “Përputhen” dhe të mos bisedojë me ish-in.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Mikela: Unë kam folur me të

Bruno: Ça jeni shokë tani? Bëni gallata, dërgoni meme

Mikela: Jo, nuk e kam shok, por në momentin që do më pyesë “Si je” do e pyes gjithashtu se si është

Bruno: Seriozisht? Bukur ë, flakë!

Bora: Bruno, çfarë do të thuash me këtë reagim?

Bruno: Në momentin që futesh në program dhe ke gjithë këto çuna këtu dhe 5 goca si yje, duhet të paktën të respektosh faktin që je këtu e të mos bisedosh e të besh batuta “Ishalla të nxjerrin që andej që të të kap unë”. Unë nuk e kam bërë personalisht.