Eugent Bushpepa tregon për herë të parë emocionet e ”Eurovizion”: Nuk prisja të hyja në finale – AlpeGossip
Eugent Bushpepa tregon për herë të parë emocionet e ”Eurovizion”: Nuk prisja të hyja në finale

Eugent Bushpepa tregon për herë të parë emocionet e ”Eurovizion”: Nuk prisja të hyja në finale

Eugent Bushpepa arriti që pas tre vitesh të kualifikonte Shqipërinë në natën finale të festivalit të ‘Eurovizionit’. Edhe pse u rendit në vendin e 11, këngëtari mori vlerësime të shumta nga njerëz në të gjithë botën. Ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Top Show Magazine’, këngëtari tregoi për herë të parë emocionet që përjetoi në atë skenë gjigande. Ai deklaroi se kjo eksperiencë ishte një arritje e madhe profesionale. Ndër të tjera Eugenti mjaft modest, u shpreh se nuk priste që kënga e tij të kualifikohej në finale.

“Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne”, tha Bushpepa.