Reperi 50 Cent shihet duke e djegur bluzën e tij Gucci si protestë kundër firmës italiane Gucci dhe akuzave për dizajnet e tyre me fytyrën e zezë, shkruan Insajderi.
Të mërkurën, reperi publikoi një video të tij në Instagram duke djegur bluzet me logot Gucci, kurse një grumbull tjetër me bluza shihet në tokë.
“Do i largoj tërë rrobat e Guccit që kam në shtëpi. Unë nuk do ta përkrah këtë kompani më”- tha 43 vjeçari.