MEZI PO E PRISNIM/ Publikohet kënga e Tunës dhe Ylli Limanit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
MEZI PO E PRISNIM/ Publikohet kënga e Tunës dhe Ylli Limanit (FOTO+VIDEO)

MEZI PO E PRISNIM/ Publikohet kënga e Tunës dhe Ylli Limanit (FOTO+VIDEO)

Tuna dhe Ylli Limani kishin lajmëruar prej kohësh për një bashkëpunim dhe publiku mezi e ka pritur. Më në fund ditën e sotme Tuna e ka publikuar këngën me Yllin, që mban titullin “A don hala”.

Ky është edhe dueti i parë i dyshes dhe ka arritur mijëra shikime që në orën e parë të publikimit në Youtube.

“Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik!”, ishin fjalët e Tunës për Yllin.

Në kanalin e saj zyrtar në Youtube, Tuna ka publikuar disa këngë nga albumi i ri.