FESTON SOT DITËLINDJEN/Anxhela Peristerin e surprizojnë në mes të skenës – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/Anxhela Peristerin e surprizojnë në mes të skenës

FESTON SOT DITËLINDJEN/Anxhela Peristerin e surprizojnë në mes të skenës

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Anxhela Peristeri gjithmonë është shumë e komentuar në mediat rozë, jo vetëm për këngët e saj por edhe për jetën private.

Dita e sotme është shumë e veçantë për Anxhelën pasi feston ditëlindjen. Këngëtarja e hiti “Pa mua” është surprizuar që në orët e para të mëngjesit në lokalin ku po këndonte.

Teksa ka qenë duke kënduar disa nga këngët e saj në skenë, kolegu dhe miku i saj i ngushtë Aurel Thellimi është ngjitur në skenë së bashku me një tortë në formë A-je dhe ka kënduar këngën e ditëlindjes së bashku me publikun.

Në pamjet e publikuara nga Anxhela shihet se këngëtarja është emocionuar pa masë teksa ka fryrë qirinjtë që qëndronin mbi tortë.