2 VITE PAS MARTESËS/Këngëtari shqiptar ndahet nga bashkëshortja (FOTO) – AlpeGossip
2 VITE PAS MARTESËS/Këngëtari shqiptar ndahet nga bashkëshortja (FOTO)

2 VITE PAS MARTESËS/Këngëtari shqiptar ndahet nga bashkëshortja (FOTO)

Këngëtari i hitit “Kaçurrelja”, Besart Halimi ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave, kryesisht atyre kosovare për shkak të thashethemeve se është ndarë nga bashkëshortja e tij Ilirjana.
Çifti u njohën gjatë xhirimeve të një videoklipi të Besartit dhe u martuan në vitin 2016 me një dasmë madhështore.

Lajmet e ndarjes së tyre pushtuan portalet këtë muaj dhe nisën nga fakti që këngëtari i fshiu fotot me bashkëshorten nga profili i tij në Instagram dhe e hoqi nga lista e ndjekësve.

Mirëpo në një intervistë për “Prive”, Besarti i hodhi poshtë thashethemet se ata janë ndarë duke u shprehur se është shumë i lumtur me bashkëshorten e tij. Këngëtari tregoi se ata kanë pasur një krizë në çift, por jo ndarje.