Rike Roçi, një nga vajzat më seksi shqiptare, e bërë veçanërisht e njohur gjatë ndeshjeve të europianit veshur kuqezi, ka kujtuar historinë e largimit nga Shqipëria drejt Italisë përmes kanalit të Otrantos.
Ndër të tjera ajo thotë se e do Italinë dhe se e falenderon për gjithçka që i ka dhënë.
“Histori e shkurtër
25 vjet më parë, nga Shqipëria kalova në kanalin e Otrantos në mënyrë të paligjshme si një emigrante e vogël me gjithë familjen time … Unë mbaja dorën e motrës time fort nga frika e detit të thellë dhe errësirës … sot pas 25 vjetësh u ktheva me familjen time duke kujtuar atë udhëtim kaq të frikshëm … por që më bëri të kuptoj se ia vlente dhe se falë këtij udhëtimi, edhe pse ilegalisht dhe plot frikë, sot jam këtu si turist në një varkë me familjen time.
Më pëlqen jeta ashtu siç e kam dashur gjithmonë, e lumtur dhe e shëndetshme … E dua Italinë dhe nuk do të ndalem kurrë së falenderuari, është vendi që më ka dhënë gjithçka”, shkruan Rike Roçi.