“DËSHTAKE”/ Ndjekësi i Tayna-s i kthehet keq Zaimina Vasjarit dhe ajo nuk ia lë aspak mangët: Kam 3 biznese… – AlpeGossip
“DËSHTAKE”/ Ndjekësi i Tayna-s i kthehet keq Zaimina Vasjarit dhe ajo nuk ia lë aspak mangët: Kam 3 biznese…

“DËSHTAKE”/ Ndjekësi i Tayna-s i kthehet keq Zaimina Vasjarit dhe ajo nuk ia lë aspak mangët: Kam 3 biznese…

Reperja e njohur Tayna ndodhet aktualisht në Tajlandë dhe në llogarinë e saj në Instagram nuk kanë munguar fotot mjaft provokuese të shkrepura në vendin ekzotik.

Sikundër nuk kanë munguar edhe komentet e shumta në fotot që bukuroshja ka publikuar.

Zaimina Vasjari ka qenë një ndër komentueset në një nga fotot e Tayna, ndërkohë ajo më pas ka vijuar replikimin me një person që e quajti atë publikisht dështake.

Fillimisht Zaimina i la reperes një emoji të zjarrit tek një foto, dukë lënë të nënkuptohej se ajo dukej shumë bukur, ndërkohë më pas, një ndjekës i Tayna-s ka replikuar: “Zajmin marove t’u i bo marketing vetit në Instagram te Tayna. Tayna bonja bllok ksaj dështake!”

Mirëpo pas këtij komenti, Vasjari duket se është nxehur tej mase dhe ia ka kthyer në këtë mënyrë: “Të bësh kompliment se sheh një femër të bukur dhe mbi të gjitha të talentuar nuk është marketing për veten. Po kaq horizont ke, nuk të vë faj. Sa për dështaken i kam 3 biznese të suksesshme, po ik merru bëj diçka për veten sa merresh në Instagram.”

Gjëra të tilla ndodhin çdo ditë në rrjetet sociale e janë të paevitueshme! Dhe për hir të së vërtetës me replika të këtij lloji ndeshemi çdo ditë.