VRASJA E “MENAXHERIT” TË VIPAVE/ Jurgen Kurti i fejuar me farmacisten dhe marrëdhënia me Xhensila Peren (FOTO) – AlpeGossip
VRASJA E “MENAXHERIT” TË VIPAVE/ Jurgen Kurti i fejuar me farmacisten dhe marrëdhënia me Xhensila Peren (FOTO)

VRASJA E “MENAXHERIT” TË VIPAVE/ Jurgen Kurti i fejuar me farmacisten dhe marrëdhënia me Xhensila Peren (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme kryqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë. Jurgen Kurti, 26 vjeç u ekzekutua teksa i drejtohej banesës së tij në këmbë nga persona të cilët e ndoqën me motor derisa gjetë vendin dhe kohën perfekte për ta qëlluar me breshëri plumbash.

Emri i tij nuk është i panjohur për publikun, teksa kujtojmë se edhe më parë i riu është përfshirë në ngjarje të rënda që kanë bërë bujë mediatike.

Për të kaluar më pas tek puna e tij dhe jeta private, Jurgeni njihej si “menaxher i vipave” dhe bënte një jetë mjaft luksoze.

Pas ngjarjeve tronditëse ku akuzohej se vrau me thikë të atin apo rrahu për vdekje një burrë në Durrës, në “skenë” doli edhe jeta e tij private. Ai u përfol për një lidhje me ish banoren e Big Brother, Xhensila Peren por që në përfundim, sipas tyre, rezultuan të ishin thjesht thashetheme.

Asokohe, i nxehur për lajmin, Jurgen Kurti publikoi një foto në Instagramin e tij teksa ishte i revoltuar ndaj mediave online të cilat ndërhynin në jetën e tij pa të drejtë, madje edhe trillonin histori. Ndër të tjera ai deklaroi se ishte prej 5 vitesh i fejuar, me një farmaciste nga qyteti i Durrësit, e quajtur Enxhi Ekonomi.

Ai reagoi si më poshtë:

Ndërkohë që edhe Xhensila Pere reagoi në lidhje me këtë lajm gjatë një interviste të realizuar:

Vetëm para pak ditësh u komentove për biznesmenin dhe menaxherin nga Tirana Jurgen Kurti. Çfarë ju lidh bashkë dhe cila është e vërteta juaj që s’ka lidhje me ç’është shkruar?

E thashë edhe më lart, kam shumë miq jo vetëm të vjetër, por edhe të rinj, të cilët i njoh nga rrethi shoqëror apo nga puna që më lidh me njerëz të fushave të ndryshme. I tillë është edhe Jurgeni, mik me shumë miq të përbashkët.

Për dy të rinjët thuhej se u panë duke dalë bashkë nga një club nate.

/AlpeNews.al