SHPËRTHIM I GËRDECIT NË 2008/ Tmerri që përjetuan banorët e “Big Brother” – AlpeGossip
SHPËRTHIM I GËRDECIT NË 2008/ Tmerri që përjetuan banorët e “Big Brother”

SHPËRTHIM I GËRDECIT NË 2008/ Tmerri që përjetuan banorët e “Big Brother”

Shpërthimi i Gërdecit në vitin 2008, një nga ngjarjet më tragjike në vend i gjeti banorët e atij edicioni të “Big Brother” në shtëpi.

Shpërthimi i fuqishëm tronditi të gjithë konkurrentët, të cilët, të izoluar nga realiteti jashtë, nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

Në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, sonte u transmetua momenti kur banorët përjetuan ngjarjen e rëndë. Regjisori tregon sfidat e atij momenti të vështirë, ku më e rëndësishmja ishte siguria e banorëve. Ai kujton se shtëpia pati disa dëmtime.

“Në mes të gjithë asaj, një nga konkurrentet më thoshte po vijnë fansat, po trondisin vendin, ndërkohë që aty çfarë nuk po ndodhte.

Gjëja e parë që më ka vajtur në mendje ka qenë kujdesi për banorët. Shtëpia pati shumë dëmtime. I larguam banorët dhe të gjitha riparimet i kemi mbaruar brenda natës, që kur të vinin ata çdo gjë të ishte në rregull”.