VËMËNDJE! 10 ushtrimet që mund të përmirësojnë pamjen e fytyrës suaj pa bërë ndërhyrje kirurgjikale – AlpeGossip
VËMËNDJE! 10 ushtrimet që mund të përmirësojnë pamjen e fytyrës suaj pa bërë ndërhyrje kirurgjikale

VËMËNDJE! 10 ushtrimet që mund të përmirësojnë pamjen e fytyrës suaj pa bërë ndërhyrje kirurgjikale

Një dermatologe amerikane Carole Maggio ka dalë në përfundimin se kirurgjia plastike nuk është mënyra e vetme për të luftuar defektet e fytyrës. Ajo ka arritur të nxjerrë një set ushtrimesh në bazë të eksperiencës së saj si një metodë alternative. Janë 10 lloje ushtrimesh të cilat do ta përmirësonin pamjen e fytyrës suaj dhe ne i sjellim ato më poshtë sipas ‘Bright Side’:

1-Ushtrimi për të forcuar pjesën e sipërme të syrit. Vendosni gishtat e mesit të duarve midis vetullave e urës së hundës dhe gishtat tregues në cepat e syve. Ky ushtrim kërkon që të ushtroni pak forcë me anë të gishtave, duke i tërhequr pak sytë. Përsëriteni 10 herë duke numëruar deri në 40.

2-Ushtrimi për të forcuar pjesën e poshtme te syrit. Ky ushtrim është pak a shumë i njëjtë me të mëparshmin. Në këtë rast duhet të vendosni gishtat e mesit në cepat e brendshëm të syve dhe gishtat tregues në cepat e jashtëm.

3-Ushtrimi për të ngritur pjesën e lëkurës së ballit. Vendosni gishtat tregues në ballë duke i tërhequr vetullat për lart. Përsëriteni këtë 10 herë dhe numëroni deri në 30.

4-Ushtrimi për të përmirësuar faqet. Hapni gojën duke tërhequr cepat e saj dhe të marrë formë ovale. Vendosni gishtat tregues në faqe duke ushtruar pak forcë. Buzëqeshni me anë të cepave të gojës. Buza e sipërme duhet të futet brenda dhëmbëve. Përsëriteni këtë ushtrim 35 herë.

5-Ushtrimi për të zvogëluar hundën. Vendosni gishtin tregues në hundë duke e tërhequr sipër atë dhe buzën tërhiqeni për poshtë. Mbajeni për një sekondë. Përsëriteni këtë ushtrim 35 herë.

6-Ushtrimi për konturimin e buzëve. Shtrëngoni pak buzët dhe vendosni gishtin tregues në mesin e buzës duke ushtruar pak forcë derisa të ndjeni muskujt që djegin. Numëroni deri në 30.

7-Ushtrimi për të zvogëluar rrudhat midis buzës dhe faqeve. Hapni gojën dhe shtrëngoni buzët ku buza e sipërme të mbulojë dhëmbët dhe me gishtat tregues tek vijat e krijuara lëvizini sipas tyre lartë dhe poshtë duke ushtruar pak forcë. Përsëriteni këtë ushtrim deri sa të ndjeni një ndjesi djegieje.

8-Ushtrimi për të forcuar lëkurën e qafës. Ky ushtrim duhet bërë ndërkohë që jeni shtrirë. Vendosni duart në qafë dhe ngrijeni pak kokën. Përsëriteni 30 herë. Më pas vendosni krahët sipas trupit dhe ngrini 1 cm nga toka kokën dhe shpatullat. Lëvizeni kokën nga e majta në të djathtë 20 herë. Këtë ushtrim përsëriteni 10 herë.

9-Ushtrimi për të holluar fytyrën. Hapni gojën duke shtrënguar buzët brenda dhëmbëve dhe vendosni duart anash nofullave e tërhiqeni fytyrën sipas asaj ane. Më pas ngrijini duart sipas kokës lart. Ushtrojeni këtë për 30 sekonda.

10-Ushtrimi për të tonifikuar qafën dhe mjekrën. Qëndroni drejt dhe ngrijeni mjekrën lart. Buzëqeshni me buzët mbyllur. Më pas vendosni dorën në qafë dhe tërhiqeni lëkurën për poshtë. Lëvizeni kokën ndërkohë anash dhe mbrapa deri sa të ndjeni se po e tërhiqni lëkurën. Numëroni deri në 3 kur bëni këtë ushtrim. Përsëriteni 35 herë./