Letra: Jam 30 vjeçe, autike dhe të qenit lezbike është e lodhshme për mua – AlpeGossip
Letra: Jam 30 vjeçe, autike dhe të qenit lezbike është e lodhshme për mua

Letra: Jam 30 vjeçe, autike dhe të qenit lezbike është e lodhshme për mua

Nëse më takon, s’e kupton që jam autike. Siç ndodh rëndomë me gratë autike, kam mësuar të imitoj aftësi të caktuara shoqërore, edhe pse jam më eksentrike dhe më e zëshme se të tjerët. S’kam filtra dhe mund të flas me të njëjtën lirshmëri për ç’hëngra atë mëngjes apo për atë herën kur ish e dashura m’u ul në fytyrë dhe s’merrja dot frymë.

Gjithashtu, mërzitem dhe stresohem shumë kur gjendem në grupe njerëzish. Gjithçka duhet të jetë në numër çift dhe jam shumë e ndjeshme ndaj zhurmave, aromave, ndriçimit të fortë dhe teksturave specifike.

U tërhoqa për herë të parë nga një vajzë tjetër kur isha 11 vjeçe dhe bëra seks për herë të parë me një grua kur isha 20. Fillova të dilja vetëm me gra në moshën 25-vjeçare. Sot jam 30 vjeçe dhe bota e lezbikeve më duket më e lodhshme se kurrë. Zhurma, tavolinat e pista, tualetet e tmerrshme janë torturë për mua. Pa u futur te vështirësitë që has kur tenton të bëhesh pjesë e një grupi shoqëror. Shpesh, më shohin shtrembër ose më shqetësojnë me përgjigje si: “Po e the këtë njëherë.” Zakonisht, pas këtyre ndodhive, shkoj në shtëpi dhe ha McDonald’s. Do të doja ta gjeja partneren time në punë ose në një event shoqëror, por ka qenë shumë e vështirë për mua të njihem me lezbike ose biseksuale të tjera.

S”kam bërë seks prej dy vitesh; preferoj t’ia plotësoj nevojat vetes me vibratorë. Por do të doja të isha me dikë një ditë. Tani për tani, jam e lumtur vetëm, në pritje të një gruaje që do të më dojë ashtu si jam.