Ana Lika flet për herë të parë për marrëdhënien me njerkun: Ai ka marrëdhënie shumë të mirë me babain tim! – AlpeGossip
Ana Lika flet për herë të parë për marrëdhënien me njerkun: Ai ka marrëdhënie shumë të mirë me babain tim!

Ana Lika flet për herë të parë për marrëdhënien me njerkun: Ai ka marrëdhënie shumë të mirë me babain tim!

Ana Lika nuk ka pasur ndonjëherë doreza për të folur rreth gjithçkaje për të cilën pyetet. Mbase pak e dinin që e ëma e saj, Ilda, motra e madhe e Inis dhe Ingrit Gjonit është rimartuar. Në një foto familjare, që u shfaq në ekranin e Rudinës, Ana i prezantoi pjesëtarët e familjes duke thënë: “Unë, motra, vëllai, mami dhe bashkëshorti i mamit”. Kështu që Rudina e pyeti për marrëdhënien që ajo ka me burrin e mamasë së saj dhe se si e kishte përjetuar divorcin e prindërve.

Unë nuk e kam përjetuar keq. Isha 9 vjeçe në atë kohë. Nuk e kam marrë si disfatë.
Kam marrëdhënie shumë të mirë me babain tim, por edhe me bashkëshortin e mamasë
sime. Na ka ndihmuar shumë fakti që Migeni, bashkëshorti i mamasë është një njeri i
mrekullueshëm dhe ka marrëdhënie shumë të mirë me babain tonë. Unë jam shumë e
lumtur”, tha Ana, duke folur me përzemërsi për zotërinë që është edhe babai i vëllait të
saj.