Flet këngëtari shqiptar: Fiksimi im me një vajzë ruse, u njohëm në Turqi dhe tani… – AlpeGossip
Flet këngëtari shqiptar: Fiksimi im me një vajzë ruse, u njohëm në Turqi dhe tani…

Flet këngëtari shqiptar: Fiksimi im me një vajzë ruse, u njohëm në Turqi dhe tani…

Ai na prezantohet si kantautori melankolik nga Prishtina, në një stil krejtësisht të ndryshëm nga vëllai i tij më i njohur, Dren Abazi. Tre vite pasi e kemi parë të sfidojë VIP-at e tjerë në spektaklin “Dancing with the Stars”, Art Abazi kthehet me klipin e tij të rime titull “Asnjo si ti”.

Për jetën e një prej artistëve të familjes Abazi në Prishtinë, fiksimin për një vajzë ruse, për të cilën, me shaka apo jo, thotë se do të linte gjithçka, realitetin e tij në klipin e ri “Asnjo siti” dhe jetën e një këngë-tari që bën muzikë larg komercit, Arti i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

“Asnjo si ti” titullohet kënga jote e re. Pyetja e parë që lind është, të ka ndodhur vërtet kjo historia “one night stand” që rrëfen në fabulën e kësaj kënge?

T’ju them të drejtën, mua personalisht as më ka ndodhur dhe as s’do më ndodhte një gjë e tillë, edh epse i kam shumë të freskëta momentet e një pushimi veror në Turqi, kur një ruse tmerrësisht e bukur refuzonte të ma tregonte identitetin e saj, ndërkohë që vetë më kishte ftuar për një gotë verë. Sidoqoftë, teksti nuk ka lidhje me Artin. Unë edhe i dehur po të isha (edhe pse nuk pi alkool deri në atë masë) dashurinë do e shijoja maksimalisht, s’bëhet fjalë!

Sa e mundur është të të mbetet fiksim një vajzë, me të cilën kalon natën dhe nuk i di as emrin?

Tani, pa dashur ta banalizoj, vajza nga Novokuznietsk (Rusi) ishte aq elegante sa tani që po ju përgjigjem po më vjen inat që nuk di asgjë për fatin e saj. Ndoshta ka qenë edhe fat se shumë lehtë do ta lija Prishtinën për Novokuznietskun (haha). Mund të më tregoni, shitet gazeta juaj në Rusi?! Uroj t’i bjerë në duar kjo intervistë …( qesh)

Statusi yt aktual sa i takon dashurisë, cili është, je në një lidhje apo je vërtet në kërkim të asaj që të rrëmbeu zemrën dhe iku?

Jo, s’jam në kërkim të askujt. Jam i lirë, i qetë, pa obligime te mëdha… Po bëj jetë të rehatshme.

Një mashkull si ty njihet si një thyerës zemrash, apo ai që shëron çdolloj lëndimi të mëparshëm?

Huhhhhh! Prapë pamodesti, por e ndiej të them kështu. Do jetë me fat ajo që do të shërohet bashkë me mua.

Nga krijimet e tua je këngëtari sentimentalist që u dorëzohesh shumë ndjenjave. Mendon se je pak larg komercit dhe pse ke zgjedhur këtë mënyrë për të fituar zemrat e publikut?

Më duket që ende nuk e keni kuptuar se duhet të më jeni mirënjohës për këtë intervistë që po bëjmë bashkë. Po e them këtë sepse e kam refuzuar modestisht çdo ftesë që më ka ardhur për të qenë pjesë e intervistave ose emisioneve, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Kjo natyrisht ka ndodhur jo për shkak të prepotencës sime përkundrazi, unë e di që një artist nuk mund të njihet nga publiku e lëre më të mbijetojë në skenë, për sa kohë nuk futet në vallen e medias, por sinqerisht e kam të pamundur të bëhem pjesë e tyre përderisa ka humbur çdo sens i etikës.

Me klipin “Asnjo si ti” kthehesh pas dy vitesh. Duket sikur e bën muzikën për qejf jo për profesion, apo jo?

Kënga “Asnjo si ti” u realizua fiks dy vite pas publikimit të këngës së fundit dhe ky fakt tregon qartazi se unë funksionoj komplet ndryshe. Unë refuzoj të më dëgjojnë 15-16 vjeçarët e degjeneruar që, pa fije turpi e edukate, i këndojnë vargjet banale të këngëtarëve të famshëm, që kemi sot (e dhimbshme). Këngët e mia i shpërndaj vetëm në rrjetet e mia sociale dhe ndihem i përmbushur, kur e di se nga 30 klikimet që unë marr në “Youtube”, asnjëri nga ta, veçse t’më shajë nuk ka arsye.

Je vëllai i këngëtarit të njohur, Dren Abazit. Çfarë shijesh shkëmbeni në muzikë, jeni të ngjashëm si shpirtra binjakë, apo të kundërt si armiq?

Me Drenin përveç familjes nuk kemi asgjë tjetër të përbashkët dhe po ju them që tani se këtë nuk duhet ta vendosni si titull të intervistës, por e thashë këtë sepse realisht jemi të kundërt në karaktere. Dreni së fundmi ka realizuar 3 koncerte recitale fantastike në Tiranë dhe në Shkup, me të cilat mua më tregoi bindshëm se është karakter shumë më i fortë se unë dhe jo vetëm mua, por besoj edhe shumë të tjerëve na dha leksion sesi duhet të mbushen sallate teatrove plot pa u bërë pjesë e asnjë skandali të qëllimshëm mediatik, vetëm sa për të qenë në qendër të vëmendjes. Por ia ka dalë vetëm duke krijuar muzikë të mirfilltë. Na ka bërë të ndihemi krenarë, që e kemi pjesë të familjes.

Duke u krahasuar me Drenin, kush nga ju të dy është ai më aventurieri me femrat dhe kush ka gjasa të martohet i pari, pasi aspiron familjen?

Dreni gjithmonë ka kërkuar këshilla nga unë në këtë aspekt dhe jam munduar t’ia shpjegoj në mënyrën më të kuptueshme të mundshme, por si duket nuk ka qenë një nxënës i mirë (bëj shaka). Jemi dy djem me shëndet të plotë, fatmirësisht. Ai po punon në planet e tij, unë në të miat. S’po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme dhe besoj mjafton si përgjigje. Do të doja ta shihja së shpejtinë rolin e ri të babait, por si duket ai do më shohë mua si të tillë.

Ndërkohë, ty të shohim shumë afër motrës suaj, Rina Abazit. Si e prite hyr-en e saj në botën e televizionit si moderatore e një projekti të ri në “Top Channel”?

Po, është e vërtetë. Rina së fundmi e ka pranuar një ftesë goxha serioze për të moderuar një emision televiziv në “Top Channel”. Hmmmm… nuk e di. Duke qenë se Rina për mua do të thotë shumë, natyrisht që e ka gëzuar mbështetjen time të plotë në këtë drejtim, pavarësisht gjërave që thashë më sipër për mënyrën se si është duke funksionuar bota televizive sot. Sidoqoftë, mendoj se vetëm kur ta shihni Rinën në televizion, do e kuptoni mungesën që e ka patur ekrani shqiptar për një imazh si Rina (e thashë pa modesti, sepse realisht nuk i ka vetem Rina meritat për atë se çfarë është sot).

Ti ke marrë pjesë në ndonjë festival të organizuar në Tiranë, përveç në “Dancing With the Stars”? Dhe si e sheh konkurrencën mes artistëve në Shqipëri, çfarë s’të ka pëlqyer në mënyrën si garohet?

Jo, përveçse në “Dancng with the stars” ua thashë nuk kam marrë pjesë në asnjë vend tjetër. Realisht do të doja shumë t’i këndoja 5-6 këngë gjatë periudhës së perëndimit të diellit në sheshin fantastik “Skënderbej” dhe në amfiteatrin e ri te Liqeni artificial, për çfarë është pajtuare dhe kryetari i palodhur i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të shohim, do mundohem të punoj në këtë drejtim. Në të kundërt, pa dashur të tingëlloj negativ, pesimist a ku ta di unë se çfarë, televizioni te ne dhe spektaklet e tyre janë të fokusuara në rritjen e audiencës dhe klikimet e internetit pa asnjë kusht, kështu që nuk më interesojnë si të tilla.

Meqë të lidh më shumë puna me këngëtaret, cilat prej tyre vlerëson më shumë, me të cilën pse jo do të dëshiroje të kishe një bashkëpunim apo lidhje?

Më mbeti shumë, shumë merak që nuk arrita të shkoja në Pallatin e Kongreseve për t’i shijuar këngët fantastike të Rovena Dilos, Eneda Tarifës, Irma Libohovës dhe Besa Kokëdhimës. Unë kam patur fatin ta njoh nga afër Rovenën dhe mund të them se është fantastike. Gjithashtu, miku im i çmuar Adrian Trebicka do të ketë së shpejti një koncert recital në Tiranë e do bëj çmos të mos mungoj edhe aty.

PANORAMA PLUS