Qeshën në Komision, Braçe përze gazetaren e Report Tv: Ti me syze, dil pak përjashta… (VIDEO) – AlpeGossip
Qeshën në Komision, Braçe përze gazetaren e Report Tv: Ti me syze, dil pak përjashta… (VIDEO)

Qeshën në Komision, Braçe përze gazetaren e Report Tv: Ti me syze, dil pak përjashta… (VIDEO)

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i ka tërhequr vëmendjen dy gazetareve të pranishme gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Gjatë diskutimeve, në një moment janë dëgjuar gazetaret të qeshin me njëra tjetrën.

Braçe iu është drejtuar gazetares së News24, Marsela Karapanço me fjalët “Mos rënko ti aty”.

Ndërkohë kur ka parë atë të Report Tv, Esiona Konomi duke qeshur i ka kërkuar të dalë jashtë me fjalët: “Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’.

Të dyja gazetaret kanë dalë jashtë në heshtje, ndërsa të tjerët vazhduan të ndjekin Komisionin e Ekonomisë.

Erion Braçen e lënë nervat, sherr me gazetaret: 'Ti me syze, dil përjashta' – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Erion Braçen e lënë nervat, sherr me gazetaret: 'Ti me syze, dil përjashta' – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Gepostet von Shqiptarja.com am Montag, 21. Mai 2018