EDHE PSE E KA MILIARDER BASHKËSHORTIN/ Emina Cunmulaj ende skandalizohet me çmimet e larta (FOTO) – AlpeGossip
EDHE PSE E KA MILIARDER BASHKËSHORTIN/ Emina Cunmulaj ende skandalizohet me çmimet e larta (FOTO)

EDHE PSE E KA MILIARDER BASHKËSHORTIN/ Emina Cunmulaj ende skandalizohet me çmimet e larta (FOTO)

Emina Cunmulaj ka treguar se ka shumë shije në veshje dhe për të nuk ka rëndësi çmimi apo marka, por stili.

Ndërsa në gardërobën e saj gjen veshje nga luksoze te markat që janë për masën e gjerë, modelja e njohur shqiptare ka bërë një deklaratë kundër çmimeve stratosferë.

Ajo publikoi foton e një çante “Hermes”, çmimi i së cilës shkon në 62.750 dollarë.

“Më vjen keq, çfarë!!! 62 mijë dollarë? Jam pro luksit dhe markave të luksit, por nuk jam pro budallallëkut dhe kjo këtu është budallallëk”, shkroi në mbishkrimin e fotos Emina.

Pavarësisht se modelja i ka të gjitha mundësitë që të ketë një çantë të tillë, falë bashkëshortit miliarder Sam Nazarian, ajo dëshmoi se çdo gjë ka një kufi. Dhe ne jemi tërësisht dakord me të!