U KRITIKUA SEPSE PUTHI VAJZËN NË BUZË/ Reagon Roberti: Aq shumë… (FOTO) – AlpeGossip
U KRITIKUA SEPSE PUTHI VAJZËN NË BUZË/ Reagon Roberti: Aq shumë… (FOTO)

U KRITIKUA SEPSE PUTHI VAJZËN NË BUZË/ Reagon Roberti: Aq shumë… (FOTO)

Një foto e këngëtarit Robert Berisha që puthte në buzë vajzën e tij Renee, nuk është pritur mirë.

Aktualisht Roberti jeton në Tiranë, pasi është konkurrent i “Dance with me”. Nga malli për vajzën e tij të vogël ai ka ndarë me fansat momentin kur puthte në buzë vogëlushen e tij.

Sigurisht që kritikat kanë shpërthyer pas kësaj fotoje, ndërsa Roberti ka reaguar menjëherë, duke thënë se e merr shumë malli për Renee.

I kontaktuar nga “Class”, këngëtari dha shpjegimin e tij për këtë situatë:

“Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të”!

Sa u përket paragjykimeve Roberti dha një mesazh për të gjithë portalet që shkruan për të:

“Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort”, e mbyll ai komentin e tij.