PËRLOTI BOTËN ME ROLIN “OVA”/ Nisa Sofiya tregon publikisht mendimin që ka për Tunën dhe Ylli Limanin (FOTOT) – AlpeGossip
PËRLOTI BOTËN ME ROLIN “OVA”/ Nisa Sofiya tregon publikisht mendimin që ka për Tunën dhe Ylli Limanin (FOTOT)

PËRLOTI BOTËN ME ROLIN “OVA”/ Nisa Sofiya tregon publikisht mendimin që ka për Tunën dhe Ylli Limanin (FOTOT)

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve. Në rolin kryesor si “Ova” luan vogëlushja 9-vjeçare, Nisa Sofiya Aksongur.

Ajo ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe është vogëlushja më e famshme e momentit.

Së fundmi ajo ka realizuar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram dhe është pyetur se çfarë mendimi ka për Tunën dhe Ylli Limanin.

“Unë i dua ata”, është përgjigjur vogëlushja bukuroshe.

Pëlqimin që ajo ka për Tunën dhe Yllin e ka shprehur edhe më herët duke publikuar këngën e tyre “A don Hala” në InstaStory.

Ky veprim i Nisa Sofiya Aksongur e ka emocionuar shumë këngëtaren shqiptare, e cila i premton asaj se nëse do të takohen do ia këndojë të gjitha këngët e albumit të saj.

“Hey Ova, ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha kënduar gjithë albumin”, kanë qenë fjalët e Tunës.

Ndërsa më herët në një në intervistë për “Intervista.al”, aktorja ka treguar se e njeh Shqipërinë dhe do të donte shumë ta vizitonte për herë të parë.

“Shqipërinë e duam shumë, Turqinë gjithashtu ! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme. Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja shumë të vija!”, është shprehur ajo.