ÇMENDI TURQINË ME PAMJEN/ Aktori i njohur na doli shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
ÇMENDI TURQINË ME PAMJEN/  Aktori i njohur na doli shqiptar (FOTO)

ÇMENDI TURQINË ME PAMJEN/ Aktori i njohur na doli shqiptar (FOTO)

Aktorët turq janë kthyer në meshkujt më të pëlqyer nga vajzat për shkak të pamjes së tyre tërheqëse dhe roleve në serialet më të ndjekur. Aktori Xhan Yaman është një prej tyre. 28-vjeçari po merr famë të madhe me rolin e tij në serialin “Erkenci kus (Zog i hershëm)”, rol për të cilin ndryshoi edhe pamjen e tij tërësisht duke lënë mjekër dhe duke bërë palestër për një trup me muskuj.

Mirëpo ndonëse cilësohet si aktor turk nëpër media, në të vërtet Xhan është me origjinë shqiptare. 28-vjeçari ka lindur në Stamboll, por familja e tij është nga Prishtina. Xhan ka studiuar për juridik. Ai filloi të merrte mësime aktrimi për hobi dhe sot është një aktorët pas të cilit vajzat po çmenden.