MILAIM ZEKA FTON LUANËN NË POLITIKË/ Ja posti që ka menduar për të – AlpeGossip
MILAIM ZEKA FTON LUANËN NË POLITIKË/ Ja posti që ka menduar për të

MILAIM ZEKA FTON LUANËN NË POLITIKË/ Ja posti që ka menduar për të

Mbrëmjen e djeshme ishte puntata e tretë e një prej emisioneve më të pëlqyer nga publiku, “Shiko kush luan”, moderuar nga Luana Vjollca. Ajo kishte veshur një fustan të zi, të ngushtë dhe të shkurtër që i vinte në pah gjithë sharmin femëror. Një ndër të ftuarit në këtë puntatë, ishte deputeti i njohur Milaim Zeka, i cili gjithmonë ka treguar një simpati të veçantë për Luanën.

Që në fillim të emisionit, Milaimi i ka bërë një ftesë të hapur moderatores për në politikë, madje i ka treguar dhe postin. “Meqënëse Edi Rama ka një ministër nga Kosova në kabinetin e tij me zgjedhjet e reja në Kosovë do të ftoj ty si ministreshë”, u shpreh ai.

Një ofertë të tillë Luana e ka refuzuar duke thënë se nuk ka ndërmend të merret me politikë. Ajo nuk e di më se çfarë i ka mbetur pa bërë pasi i ka bërë të gjitha.