”Dukesh si 33-vjeç” : Eva Murati nuk përmbahet, ka dy fjalë me komentuesit (FOTO) – AlpeGossip
”Dukesh si 33-vjeç” : Eva Murati nuk përmbahet, ka dy fjalë me komentuesit (FOTO)

”Dukesh si 33-vjeç” : Eva Murati nuk përmbahet, ka dy fjalë me komentuesit (FOTO)

Ditën e djeshme, bukuroshja e ekranit, Eva Murati, ka festuar 23 vjetorin e lindjes së saj. Ajo publikoi në Instagram një foto ku shfaqej gjatë festës së ditëlindjes, e veshur me fustan ngjyrë rozë dhe mbante në duar tullumbace me numrin e moshës.

Mirëpo, disa prej fansave që e kanë uruar në komente, i kanë thënë asaj se duket më e madhe në moshë se 23 vjeç. Kjo gjë i ka rënë në sy Evës, e cila ka reaguar në një postim në profilin e saj.

“Per tu thene post ditelindje… 1. Nuk e marr aspak per keq kur me thoni dukem me e madhe se 23, qe kur isha 16 vjeç dhe shkoja ne casting askush nuk e besonte moshen time duke me dhene per 26vjeç po besoj se ka qene pikerisht kjo pjekuri ne sjellje dhe portret arsyeja pse me kane besuar projekte te medha.


2. Perpiqeni te hidhni vrer mbi mua ne ditlindjen time dhe serish kerkoni intervista?? Haha seriously gtfo.”

“3. E treta dhe me e rendesishmja. I falenderoj nga zemra te gjitheve atyre qe me kane uruar! Do perpiqem tju falenderoj te gjitheve personalisht por nese nuk ia dal dijeni se jeni me te miret dhe fjalet tuaj, sidomos ato mesazhet e gjata te dedikuara me mbushin me japin lumturi, me mbushin me shume energji per te vazhduar edhe me fort tju bej krenare! Ndoshta se besoni por vertet ju dua shumë!!”