“SE DI SA KOHË E KAM PASUR TUMORIN NË KOKË”/ Adriana Matoshi tregon për sfidat e 2021-shit – AlpeGossip
“SE DI SA KOHË E KAM PASUR TUMORIN NË KOKË”/ Adriana Matoshi tregon për sfidat e 2021-shit

“SE DI SA KOHË E KAM PASUR TUMORIN NË KOKË”/ Adriana Matoshi tregon për sfidat e 2021-shit

Duket se viti që lamë pas ka qenë sa i vështirë, aq edhe i bukur për aktoren e njohur, Adriana Matoshin.

Nëna e katër fëmijëve përgjatë vitit që lamë pas përjetoi një histori të veçantë dashurie me futbollistin afrikan, Keith Owen Groeneveld, i cili duket se i ka qëndruar pranë gjatë sfidave dhe vështirësive të jetës.

Ajo u zgjodh për herë të parë deputete e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit nën logon “Lëvizja Vetëvendosje”.

Ndërsa muajt e fundit të vitit u përball me një betejë të vështirë. Pas 9 vitesh iu rikthye tumori në tru dhe iu nënshtrua një operacioni që për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.

Pak javë pas operacionit ajo u rikthye në sallën e Kuvendit duke vazhduar normalisht jetën e saj.

Gjatë një interviste për “Klan Kosova”, Adriana Matoshi ka folur për vështirësitë dhe gjërat e bukura me të cilat u përball në 2021-shin.

“Krejt çka më kujtohet është takime me shumë njerëz, punë shumë. Kam folur shumë, takime me gra e vajza të dhunuara fizikisht e psikologjikisht, gra të keqtrajtuara, vizita në spital e në familje të varfra. Tubime me njerëz, fotografi me njerëz, telefonata, e-mail, shkolla me fëmijë, udhëtimi në Kosovë e Shqipëri për punë, familje shoqëri. Probleme, zgjedhje, pandemi, organizime, nervoz, vaj, të qeshura, intervista e seriale.”- është shprehur ajo.

E pyetur rreth historisë së saj të dashurisë dhe se si ka shkuar marrëdhënia, Matoshi ka thënë:

“Gjithmonë dashuria është e mirë, jo vetëm kur je afër, por edhe nga larg. Një fjalë e mirë, një telefonatë është shumë motivuese dhe e dashur kur fjalët e bukura dalin nga shpirti.”