SI RRALLËHERË/ Sot Arbana Osmani “na serviri” një FOTO të ëmbël me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
SI RRALLËHERË/ Sot Arbana Osmani “na serviri” një FOTO të ëmbël me barkun e rrumbullakosur

SI RRALLËHERË/ Sot Arbana Osmani “na serviri” një FOTO të ëmbël me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.

Në media ka qarkulluar lajmi se ajo dhe partneri, Eduart Grishaj, po bëhen me djalë mirëpo dyshja nuk i ka konfirmuar asnjëherë lajmet e gjinisë së bebit.

Më herët moderatorja ka treguar se i pëlqen të jetë sa më e rezervuar lidhur me shtatzëninë e saj, por duket se sot “e bëri zemrën gur” dhe na dhuroi një foto shumë të ëmbël.

Si rrallëherë, Arbana është shfaqur me barkun e rrumbullakosur teksa gatuan këtë të dielë për familjarët.

Ajo ka vendosur dorën tek barku i saj, teksa shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër.

Këto janë javët e fundit të shtatzënisë për moderatoren pasi pak kohë më parë ajo tha se verën do e kalojë në maternitet, duke lënë të kuptohet se bebushi mund të vijë në jetë këtë verë.