NGA KAPJA ME DROGË E DERI TEK AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Këta janë VIP-at shqiptarë që nuk i shpetuan përballjes me drejtësinë! – AlpeGossip
NGA KAPJA ME DROGË E DERI TEK AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Këta janë VIP-at shqiptarë që nuk i shpetuan përballjes me drejtësinë!

NGA KAPJA ME DROGË E DERI TEK AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Këta janë VIP-at shqiptarë që nuk i shpetuan përballjes me drejtësinë!

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u ndalua nga policia pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Këngëtari po udhëtonte me mjetin e tij kur u ndalua nga forcat e policisë dhe pas një testi alkooli rezultoi se në nivelin e tij të gjakut kishte më shumë se 0.5 mg alkool që është dhe norma e lejuar. Pas kësaj, Aleksandri është shoqëruar nga ana e policëve të komisariatit nr.1. Ditën e sotme u bë e ditur se Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkon masën e ‘detyrimit me paraqitje’ për këngëtarin. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar nga Gjykata që të konsiderohet i ligjshëm arrestimi i këngëtarit dhe të vendoset detyrim paraqitje.

Marrë shkas nga rasti i djeshëm i arrestimit të këngëtarit, ky nuk është as rasti i parë dhe as nuk do të jetë rasti i fundit, që VIP-at tanë shoqërohen në polivi pë shkaqe dhe probleme të ndryshme. Artistët tanë, krah suksesit dhe shkëlqimit që kanë në botën e artit, nuk ia kanë kursyer vetes as disa probleme me ligjin.

Më poshtë ne do t’iu tregojmë disa nga rastet kur personazhet e famshëm shqiptarë dashur pa dashur kanë përfunduar duke u futur në probleme me autoritetet e drejtësisë.

Stine

Pas një sherri me Flori Mumajesin në përfundimin e finales së ”Kënga Magjike”, Stine është konfliktuar me këtë të fundit (shkak pikët e dhëna) duke e sulmuar fizikish. Këngëtari fill pas ngjarjes u shpall në kërkim nga autoritetet, dhe më pas u dorëzua vetë në policinë e Tiranës. Ky akt, nuk i fali më shumë pikë por e sigurt që disa orë në rajon nuk ia kurseu.

Noizy

4 vite më parë Noizy dhe disa anëtarë të Babastars u përfshinë në një konflikt fizik në Prishtinë, i cili përfundoi në një shkëmbim zjarri dhe me të plagosur. Dy vite pasi ndodhi ngjarja, Noizy u dënua nga gjykata e Prishtinës me dy mijë euro gjobë. Por ky rast nuk është i vetmi që i ka siguruar  reperit probleme me drejtësinë. 3 vite më parë reperi u shoqërua në polici për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihej duke qëlluar me armë. Vetë Noizy i sqaroi të gjithë duke i thënë se ajo video ishte e regjistruar kohë më parë dhe e shkëputur nga skenat e një videoklipi.

Stresi (Arkimed Lushaj)

Stresi është një nga personazhet VIP që shumë herë ka patur probleme me drejtësinë. Në vitin 2016 ai u arrestua nga policia për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe ky lajm bëri bujë të madhe dhe për vetë faktin se reperi ia doli të arratisej nga ambientet e rajonit të policisë së Tiranës. Në vitin 2012, Arkimedi ka patur një përplasje të bujshme me aktorin Leonard Bombaj të cilin e akuzonte për abuzim seksual me një aktore të re. Stresin së bashku me disa miq të tij dhe vajzën në fjalë, Gjykata e Krimeve të Rënda i shpalli fajtor për gjobën 20 mijë euro që ata i kishin vendosur regjisorit në mënyrë që ky i fundit të shpëtonte nga akuzat për abuzim seksual me të miturën.

Gjithashtu Stresi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje  dhe gjithashtu kundërshtim të forcave të policisë.

Ledri Vula

Këngëtari i njohur ka patur probleme me aturoritetet e drejtësisë për shkak të një konflikti të ndodhur mes tij dhe Krenar Çoçaj (i besuar si i dashuri i Luana Vjollcës). Ledri nuk u dënua pasi në këtë rast ishte viktima ama prolemet me drejtësinë nuk i munguan.

Liljana Kondakçi

Këngëtarja e muzikës shqiptare, Liljana Kondakçi u përball në vitin  2006 me drejtësinë italiane kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte 3.3 kilogramë kokainë në një pako. Fillimisht ajo u lirua pasi u shpreh se pakon ja kishin bërë dhuratë dhe nuk e dinte se çfarë ishte, por më vonë ajo u provua se ishte pjesë e grupit të trafikut, dhe u dënua në mungesë me 2 vjet e 8 muaj burg. Pas kësaj ajo u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe më vonë u arrestua në Selanik, për tu ekstraduar drejt Italisë që të kryente dënimin që i takonte.

Leonard Bombaj 

Siç e përmendëm dhe më lartë në rastin e Stresit, para disa vitesh, Leonard Bombaj u përball me drejtësinë nën akuzën e përdhunimit të një të miture. Ai këmbënguli gjithmonë se ishte i pafajshëm dhe në të vërtetë kështu rezultoi por gjatë asaj kohe, Leonardit iu desh të përballej me drejtësinë shqiptare shumë herë.

Ronela Hajati

Përshkak të një ngjarje të ndodhur në kryeqytet në vitin 2015, këngëtarja Ronela Hajati doli përballë autoriteteve shqiptare. Shkak i kësaj përballje me policinë u bë një videoklip i këngëtares imazhet e të cilit u publikuan në rrjetet sociale dhe shkaktuan panik e debate, pasi figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-­it. Ronela u shpreh e habitur për këtë procedim penal që kishte nisur nga vetë policia e Tiranës asokohe. /AlpeGossip.al