PO E VUAN NDARJEN NGA KEISI? Kristi: Shtëpia e BB VIP është në kërkim të… – AlpeGossip
PO E VUAN NDARJEN NGA KEISI? Kristi: Shtëpia e BB VIP është në kërkim të…

PO E VUAN NDARJEN NGA KEISI? Kristi: Shtëpia e BB VIP është në kërkim të…

Teksa pritej që me largimin e Sabianit, lidhja mes Keisi Medinit dhe Krist Aliaj do të zhvillohej edhe më shumë, ndodhi e kundërta. Me ikjen përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” të babait, Keisi vendosi që të ndërpresë njohjen me Kristin, duke i thënë atij që më mirë këtë njohje ta vazhdojnë pasi të dalin nga aty.

Së fundmi, në “darkën e të nominuarve”, Kiara Tito i ka drejtuar një pyetje Aliajt: “Si e kalove kaq shpejt ndarjen me Keisin?”.

Kristi ka deklaruar se jo gjithmonë duhet shumë kohë për të superuar diçka. Teksa shtoi se në një ambient toksik siç është shtëpia e “Big Brother VIP” lidhja e tyre nuk mund të krijohej.

“Jo gjithmonë koha e tregon se si e rikuperon ti. Janë shumë elementë. Shtëpia e BB VIP është në kërkim të më nxjerrë mua fajtor, që unë kam qenë “fake”. Keisi ishte shumë konfuze dhe ma transmetonte atë. Mënyra se si rrinte, nuk merrte iniciativa më vetë. Nuk ishte e lehtë se ishte një javë shumë e ngarkuar që ishte ai nominimi si dënim. Pashë që në këtë ambient toksik ne do ta kishim shumë të vështirë të
ndërtonim marrëdhënien tonë. Për ne është tepër të vazhdojmë në këtë ambient. Më mirë ta lejmë për tani,”-u shpreh ai.