“UNË DO MËRZITESHA SHUMË ME TY”/ Kiara kundër vendimit të Luizit: Nëse dal unë, ti do e fitosh BB VIP – AlpeGossip
“UNË DO MËRZITESHA SHUMË ME TY”/ Kiara kundër vendimit të Luizit: Nëse dal unë, ti do e fitosh BB VIP

“UNË DO MËRZITESHA SHUMË ME TY”/ Kiara kundër vendimit të Luizit: Nëse dal unë, ti do e fitosh BB VIP

Kiara Tito nuk është aspak dakord që Luiz Ejlli të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” nëse ajo eliminohet. Sipas moderatores, nuk është e drejtë që këngëtarit t’i ikë kot i gjithë mundi dhe sakrifica që ka bërë deri tani brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pasi ajo është kthyer nga ‘darka e të nominuarve’i ka thënë partnerit të saj se do mërzitej shumë nëse ai e lë shtëpinë në momentin që ajo do të eliminohet. Moderatorja shtoi se nuk e ndjen se do të dalë, por i tha Luizit se dëshiron që ai të fitojë këtë edicion të dytë të BB VIP.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Çështë kjo. E zëmë se dal unë dhe ti dilke jashtë mbrapa meje. E të iki ty gjithë mundi dhe sakrifica që ke bërë

Luizi: Është i ikur

Kiara: Po pse i merr gjërat kështu, nuk ka lidhje. Unë nuk e ndjej se do dal, gjithsesi

Luizi: Po nuk ka lidhje

Kiara: Uroj që mos të dal, nuk dua të dalësh ti fare

Luizi: Nuk ka logjikë me dalë

Kiara: Por mos ma bëj këtë gjë se do mërzitem shumë

Luizi: Kush mërzitet?

Kiara: Unë do mërzitem me ty. Në dalsha unë, ti do e fitosh

Luizi: Nëse del ti nuk kam pse e fitoj

Kiara: Edhe nëse jam këtu dhe e fiton ti, prapë e fituar jam