Videoklipi i fundit nga Enca me titull “Dua” pati një bujë shumë të madhe për shkak të tematikës që trajtonte dhe skenave erotike. Disa e pëlqyen e disa e kritikuan, megjithatë klipi pati shumë sukses duke arritur 7 milion shikime në Youtube.
Enca herë pas here poston në Instagram foto e video nga klipi dhe kështu ka vepruar edhe sot duke publikuar pjesën kur ajo djeg vilën.
“Më tradhto dhe do ta djeg vilën”, shkruan Enca, por një fanse e saj e nxjerr bllof duke i komentuar se në video është mashkulli që ka lidhje me dy femra.
“Haha po, por po flas për jetën reale tani”, i replikon Enca duke e shoqëruar komentin me një emoji duke qeshur.