“JUA DUA…”/ Ja cilët janë VIP-at me famë botërore që kanë folur shqip (FOTO) – AlpeGossip
“JUA DUA…”/ Ja cilët janë VIP-at me famë botërore që kanë folur shqip (FOTO)

“JUA DUA…”/ Ja cilët janë VIP-at me famë botërore që kanë folur shqip (FOTO)

Sa herë kur dëgjojmë të huaj të flasin shqip apo dëgjojnë këngë shqiptare, zemra na bëhet mal e ndihemi krenarë. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur personazhet me famë botërore kanë folur apo shkruar në gjuhën tonë dhe janë bërë menjherë lajm në media. Disa nga rastet e fundit duke nisur nga urimi shqip i Chiara Ferragnit e deri tek këngëtarja më famë botërore Ciara.

Chiara Ferragni pak ditë më parë e uroi këngëtaren shqiptare, Dua Lipa në gjuhën shqipe. “U bëfsh 100 vjeçe zemër”-shkruante Ferragni. Për këtë urim Chiaran e ndihmoi një mikeshë e saj shqiptare.

Soolking, reperi algjerian i ka shkruar shqip Dhurata Dorës në një nga postimet e saj në Instagram. “Ju dua ok”, -shkruante Soolking duke përshëndetur shqiptarët. Reperi algjerian dhe këngëtarja shqiptare bashkëpunuan për këngën “Zemër” që u kthye në hit vitin e kaluar.

Këngëtari shqiptar me famë në Amerikë, Gashi duket se i ka mësuar pak shqip mikut të tij Dj Snake. Kohë më parë Gashi deklaroi se aid he Dj Snake po mendojnë të mbajnë një koncert në Shqipëri dhe Dj Snake u përgjigj në shqip: “Jam gati”.

Faydee, këngëtari i njohur mësoi disa fjalë shqip teksa bashkëpunoi me Luanën për këngën “Yalla Habibi”. Asokohe Luana publikoi një video ku Fayde dëgjohej të thonte “Faleminderit, të dua shumë”.

Po! Edhe Maluma ka folur shqip! Këngëtari latin në një nga video të tij live mori një koment nga një vajzë shqiptare e cila i shkruante: “O ta ha zemrën marshallah baby”. Këtë koment Maluma e lexoi në shqip duke ia çuar peshë zemrën fansave shqiptarë.

Gjithashtu edhe këngëtarja me famë botërore, Ciara ka folur shqip në një video live ku një fanse i përmendi vendin tonë. Ciarta tha se e njeh Shqipërinë, por nuk e ka vizituar asnjëherë. Ajo i kërkoi fanses t’i tregonte si përshëndetet në shqip dhe tha “Mirupafshim” para mijëra njerëzve që po e ndiqnin.