DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË? Orinda Huta nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur, publikon VIDEON e ëmbël – AlpeGossip
DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË? Orinda Huta nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur, publikon VIDEON e ëmbël

DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË? Orinda Huta nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur, publikon VIDEON e ëmbël

Një foto që u bë mjaft virale në rrjetet sociale ka qenë ajo e publikuar nga Orinda Huta dhe bashkëshorti i saj, Turjan Hysko, që ngriti dyshimet e para se mos moderatorja është në një pritje të ëmbël.

Moderatorja në këtë foto është shfaqur në ballkonin e shtëpisë me në sfond bardhësinë e borës, ku krahas fotos ajo shkruan: “Shtëpi” dhe “E bekuar”.

Në këtë foto çifti shfaqen të përqafuar dhe duke i vendosur duart tek barku i saj, nga ku lindin dyshimet se mos vallë moderatorja është në një pritje të ëmbël?

Ky dyshim vjen jo vetëm për mënyrën sesi janë shfaqur në foto, por edhe nga komentet që mikeshat e saj kanë bërë në këtë postim.

Moderatorja e njohur shqiptare, Xhemi Shehu, i ka lënë 3 zemra si koment, që lë vend për dyshime se këto zemrat mund të përfaqësojnë nga një për secilin.

Nga ana tjetër, përgjigjia e Orindës për të dyja mikeshat është e njëjtë, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet secilës me nga gjashtë zemra.

Së fundmi, Huta ka postuar në Instastory një video ku shihet duke pozuar para një pasqyre me qenin e saj. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër rozë dhe barku i rrumbullakosur mund të dallohet lehtësisht, pasi siç dihet moderatorja bën stërvitje rregullushit dhe ka një bark të sheshtë.

Detaji tjetër që ndjekësit kanë vënë re është se në postimet e fundit në rrjetet sociale, ajo ka publikuar vetëm foto me rroba të gjëra në mënyrë që të mos e theksojë shtatzaninë.

Mirëpo, çifti akoma nuk ka reaguar publikisht për këtë lajm.