GJITHMONË MBANTE NË DORË…/ Ja si dukej Luana 10 dhe 20 vite më parë (FOTO) – AlpeGossip
GJITHMONË MBANTE NË DORË…/ Ja si dukej Luana 10 dhe 20 vite më parë  (FOTO)

GJITHMONË MBANTE NË DORË…/ Ja si dukej Luana 10 dhe 20 vite më parë (FOTO)

Moderatorja e njohur Luana Vjollca prej kohësh i ka hyrë muzikës dhe vitet e fundit ka publikuar një sërë këngësh që janë kthyer në hite. Pak ditë më parë ajo publikoi këngën e re me këngëtarin me famë botërore Faydee, këngë e cila u kthyer shpejt në super hit.

Siç dihet moderatorja gjithmonë ka pasur pasion muzikën dhe ka rrëfyer se është marr me të që në moshë të vogël. Së fundmi Luana është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një kolazh ku shihet me mikrofon në skenë.

Në njërën prej tyre shihet në moshën 7-vjeçare, në tjetrën kur ka qenë 17-vjeçe me flokë të kuqe, ndërsa tek fotoja e fundit është 27-vjeçe në performancën e saj të fundit në koncertin e Digitalb.