E LINDUR “ME KËMISHË”/ Afërdita Dreshaj merr dhuratën luksoze pak para… (FOTO) – AlpeGossip
E LINDUR “ME KËMISHË”/ Afërdita Dreshaj merr dhuratën luksoze pak para…  (FOTO)

E LINDUR “ME KËMISHË”/ Afërdita Dreshaj merr dhuratën luksoze pak para… (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare  Afërdita Dreshaj prej vitesh tashmë është larguar në SHBA ku dhe jeton në Miami së bashku me bashkëshortin e saj Jakub. Për pak ditë këngëtarja e njohur do të festojë ditëlindjen, mirëpo siç duket dhuratat kanë nisur para kohe.

Së fundmi, Afërdita ka publikuar një foto video ku shihet së bashku me motrën e saj dhe ka zbuluar se Jehona i ka blerë për 33 vjetorin e lindjes një dhuratë luksoze.

E motra kishte zgjedhur që ti dhuronte Afërditës një palë sandale të firmës luksoze ‘Hermes’, që me një kërkim në google kushtojnë 740 dollarë.

“Dhurata e ditëlindjes erdhi shpejt. Faleminderit dashuria ime, zemra ime”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos ku shihen sandalet e saj të reja.