Pas këngës së Botërorit “Live it up”, Era menjëherë postoi edhe këngën e saj të re me titull “Prisoner” e cila është pëlqyer shumë dhe i përket stilit reggae. Dy ditë më parë këngëtarja shqiptare u nis për në Xhamajka pasi atje do të xhirojë videoklipin e kësaj kënge. Era ka postuar sot një foto ku shihet se në videoklip do e shohim me një veshje shumë seksi. Ajo shfaqet mbi makinë e veshur me një palë pantallona të hapura në pjesën anësore dhe që tregojnë se nuk ka veshur mbathje.
Por Era shfaqet shumë provokuese edhe në pjesën e sipërme me një palë reçipeta rrjetë. Në videon e publikuar në Instastory këngëtarja shfaqet duke kërcyer në mes të rrugës e lumtur që sot ka mbaruar xhirimin e një pjese të videoklipit.