Duke qenë çdo ditë në qendër të vëmendjes, vajzat e ekranit me apo pa dëshirë detyrohen të shfaqen gjithnjë me makeup dhe të kuruara dhe e njëjta gjë ndodh edhe me Luana Vjollcën. Mirëpo për këtë shkak shpesh është vënë në diskutim bukuria e saj natyrale duke u përfolur edhe për operacione plastike.
Megjithatë Luana ka vendosur që sot t’ja mbyllë gojën të gjithëve duke postuar një foto pa pikë makeupi. Këngëtarja shfaqet në ashensor e veshur me një palë kominoshe ngjyrë blu dhe flokët e lëshuar.
Në përshkrimin e fotos Luana shkruan se nuk ka vendosur makeup dhe nëse e zmadhoni imazhin shihet që këngëtarja shfaqet pak e lodhur, me rrathë të zinj poshtë syve.