U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita Dreshaj i dedikon fjalët më të bukura të birit (FOTO) – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita Dreshaj i dedikon fjalët më të bukura të birit (FOTO)

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita Dreshaj i dedikon fjalët më të bukura të birit (FOTO)

Si sot 2 muaj më parë, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Bukuroshja shqiptare solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Sky Blu. Vogëlushi ka ndryshuar tërësisht jetën e mamit më të re në showbiz, që sot nuk i ka kursyer disa fjalë dashurie për bebushin e saj.

Siç e përmendëm, Sky Blue feston sot 2-mujorin e lindjes dhe Afërdita ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë të ëmbël të tij. I vogli shihet i shtrirë në një karroc dhe përkrah fotos, Afërdita ka shkruar:

“Gëzuar 2-mujorin vogëlushi im… Mami dhe babi të duan kaq shumë”.

Para pak ditësh, Afërdita festoi për herë të parë edhe Ditën e Nënave. Mes shumë urimeve nga të afërm e mikesha të saj, ajo mori një surprizë shumë të këndshme nga e motra, Jehona Dreshaj.

Ajo i bëri një buqetë me lule të shumta shumëngjyrëshe që Afërditës i kanë pëlqyer shumë. Së bashku me buqetën Jehona i ka shkruar edhe një shënim shumë të ëmbël motrës së saj.

“Gëzuar Ditën e Nënës për herë të parë! Faleminderit që bekove botën me Sky. Të Dua, Hona”, i shkroi motra në shënim.

Ndërkohë ndjekësit e Afërditës kanë vënë re se i biri i saj ka një ngjashmëri shumë të madhe me babanë e ndjerë.