HITI I VERËS/ Publikohet kënga e Encës dhe Muharrem Ahmetit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
HITI I VERËS/ Publikohet kënga e Encës dhe Muharrem Ahmetit (FOTO+VIDEO)

HITI I VERËS/ Publikohet kënga e Encës dhe Muharrem Ahmetit (FOTO+VIDEO)

Enca ka publikuar pak më parë projektin e ri muzikor që po pritej me padurim që prej ditës kur njoftoi se po vjen me një bashkëpunim. “Hajde” mban titullin kënga që Enca e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Muharrem Ahmetin.

Kënga është shumë ritmike dhe pritet të ndez klubet duke u kthyer në hitin e verës.

Në videoklip Enca shfaqet e veshur me të kuqe teksa qëndron mes balerinave ndërsa në skenë të dytë shfaqet e ulur me Muharremin në një tavolinë prej ari dhe me kristale.

Në skenën e fundit këngëtarja shfaqet si sulltaneshë mes djemve dhe vajzave.

Videoklipi vetëm në pak minuta ka arritur mijëra shikime në Youtube.