“I FALA BABIT KREVATIN TIM”/ Silva tregon historinë prekëse të fëmijërisë (FOTO) – AlpeGossip
“I FALA BABIT KREVATIN TIM”/ Silva tregon historinë prekëse të fëmijërisë (FOTO)

“I FALA BABIT KREVATIN TIM”/ Silva tregon historinë prekëse të fëmijërisë (FOTO)

Ditën e sotme në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi e cila ka prezantuar për herë të parë këngën e saj më të re të titulluar ‘Baba’ që i dedikohej babait të saj.

Silva teksa ka qenë duke folur për realizimin e saj është prekur pasi ka kujtuar kohët kur babai i saj ka qenë gj.a.ll.ë. Këngëtarja ka rrëfyer se ata kanë pasur një jetë të vështirë dhe se shtëpia e tyre nuk ka qenë në gjendjen më të mirë duke qenë se kanë qenë një familje mesatare. Këngëtarja ka zbuluar se ajo kishte mbledhur disa para për të blerë një krevatin për vete, por më vonë ja dhuroi babait që kishte probleme me sht.yllën kur.rizore.

“Duke qenë se ai kishte shumë probleme me sh.ty.llën ku.rrizore pasi rrinte shumë kohë shtrirë, i thashë: ‘babi po sikur të flesh ti tek ky krevat’ dhe atij ju bë qejfi, u ndje mirë, nuk më tha po në moment por kur u vendos aty e lexova në sytë e tij sikur u lehtësua. Nuk do ta harroj kurrë vështrimin e tij. Ne kemi qenë një familje që hynim tek familjet e mesme nga ana ekonomike nuk është se kishim shumë mundësira që të blinim gjëra”, ka thënë ndër të tjera e prekur këngëtarja.