5 MUAJ ME KRID/ Klea Huta ndan FOTOTN më të bukur familjare me Elgitin dhe djalin – AlpeGossip
5 MUAJ ME KRID/ Klea Huta ndan FOTOTN më të bukur familjare me Elgitin dhe djalin

5 MUAJ ME KRID/ Klea Huta ndan FOTOTN më të bukur familjare me Elgitin dhe djalin

Në muajin qershor, çifti shumë i dashur për publikun Klea Huta dhe Elgit Doda u bekuan me një bebush.

Moderatorja solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Krid.

Megjithëse ende nuk e kemi parë portretin e tij, Kridi është kthyer në një ndër bebushat më të komentuar të showbiz-it.

Mami Klea dhe babi Elgiti nuk i kursejnë momentet e ëmbla me të voglin në rrjete sociale, siç është edhe fotoja e fundit familjare e publikuar nga Klea.

Ajo ka fotografuar duart e tyre të bashkuara, mbi të cilat qëndron dora e vogël e Kridit, ndërsa krahas postimit shkruan “Ohana”, që do të thotë “Familje”.

Shumë shpejt, Klea do të rikthehet në ekran me një emision të titulluar “Këngë moj”, ku do të jetë një skuadër fantastike me emrat më të njohur të muzikës shqiptare.