“PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E MI”/ Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës – AlpeGossip
“PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E MI”/ Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës

“PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E MI”/ Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, me arsyetimin se nuk ka furnizimet e nevojshme.

Artistja nuk është ndalur me kaq, pasi i ka bërë thirrje publike të gjithë ndjekësve për ndihmë. Thirrjen, këngëtarja e ka publikuar përmes një postimi në “Instastory”, ku shkruan:

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”, e cila shton: “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Siç vihet re, deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32-vjeçare.

 

 

  • foto galeri