Dafina ka pranuar sot se kënga e saj “Duro” është frymëzuar nga marrëdhënia me një djalë vite më parë, që siç tregon abuzoi me emrin e saj.
“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’. Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!
Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!”, shkruan Dafina.
Dafina ndalet edhe tek historia e saj me të atin duke treguar se nëna e saj bëri zgjedhjen e duhur duke i rritur atë dhe motrat vetë.
“Ja pse nëna ime na rriti vetë sepsa të traumatizoheshim nga ai që ne e quanim ‘baba’. Dhe nëna u paragjykua nga gra e burra që i thonin nuk mund t’i rrisësh mirë vetë ose që ajo nuk ishte mirë. Më shikoni mua tani”, shkruan Dafina dhe publikoi një foto me të ëmën duke e quajtur heroinë.