TRENDI I ÇANTAVE MË TË VOGLA/ Ja çfarë sugjerojnë shtëpitë e modës (FOTO) – AlpeGossip
TRENDI I ÇANTAVE MË TË VOGLA/ Ja çfarë sugjerojnë shtëpitë e modës (FOTO)

TRENDI I ÇANTAVE MË TË VOGLA/ Ja çfarë sugjerojnë shtëpitë e modës (FOTO)

Çdo sezon shtëpitë e mëdha të modës përcaktojnë trendet dhe prurjet e reja.

Pak kohë më parë u prezantua një trend shumë i veçantë i çantave. Ndoshta prej vitesh nuk ishin parë çanta mikro, me përmasa shumë të vogla, të cilat mund të përdoren për çdo rast. Por duket se imagjinata e shtëpive të modës ka shkuar edhe më tej.

Në javën e modës në New York në një nga sfilatat, është vënë re se çantat mikro po vazhdojnë të zvogëlohen, madje disa prej tyre arrijnë deri në madhësinë e një kutie shkrepseje, raporton ‘RevistaWho.com’. Për shumë prej jush ky trend mund të duket i çuditshëm dhe jo-funksional, por duhet thënë se këto çanta janë stil.

Propozimet që vijnë nga shtëpitë e modës janë të shumta dhe ju keni mundësi të gjeni një model që është i përshtatshëm për ju dhe të bëni të tuajën një çantë të ngjashme me to.