Në rrjet po qarkullojnë një seri fotosh virale të cilat tregojnë sesi janë katandisur vajzat e fiksuara pas “fillerave” të buzëve.
Trendi i ri quhet “porn star lip fillers” dhe ata qe e aplikojnë përfundojnë më buzë gjigante deri diku edhe jo funksionale.
Si burrat ashtu edhe gratë janë fiksuar pas këtij trendi vitet e fundit. Vajzat dhe jo vetëm, po harxhojnë me mijëra lekë për të transformuar buzët e tyre.
Gjithsesi, fotot e shpërndara së fundmi tregojnë se këto ndërhyrje plastike nuk shkojnë gjithmonë mirë.
Një grua nga Wrexham, në veri të Uellsit, tha se i dukej vetja sikur kishte dalë nga ndonjë film horror pas ndërhyrjes që bëri vitin e shkuar në buzë.
Gjithsesi, pavarësisht rreziqeve, njerëzit vazhdojnë të ndërhyjnë në buzë dhe madje ndonjë herë në mjekë apo klinika të paçertefikuara.