“TENTOVA TË ARRATISEM, NË KLASË TË 7-TË!”/ Sinan Hoxha kujton fëmijërinë e vështirë – AlpeGossip
“TENTOVA TË ARRATISEM, NË KLASË TË 7-TË!”/ Sinan Hoxha kujton fëmijërinë e vështirë

“TENTOVA TË ARRATISEM, NË KLASË TË 7-TË!”/ Sinan Hoxha kujton fëmijërinë e vështirë

Sinan Hoxha ka treguar një histori prekëse nga fëmijëria.

I gjendur sot përpara fëmijëve të shkathët dhe të edukuar të emisionit “Në Kurthin e Piter Panit”, Sinani kujtoi kohën kur ishte një nxënës i jashtëzakonshëm dhe mësonte shumë.

Por fatkeqësisht ëndrrat e tij u ndërprenë dhe Sinani u shpall “vagabondi i shkollës” kur tentoi të arratisej për një jetë më të mirë.

“Në vitin 1985 kur isha në klasë të 7-të apo të 8-të kam tentuar të arratisesha në një vend më të mirë se ky”, u shpreh Sinani i cili më pas tregoi që rrëzikonte të futej për 4 vjet në një shkollë vagabondash dhe të dënohej me 20 vite burg.

Fatmirësisht dënimi i tij u reduktua në 3-4 ditë burg, por Sinanit iu hoq shalli i pionerit dhe iu dogj mundësia për të vijuar studimet.

Këngëtari e ka bërë gjimnasin në Greqi, aty ku tregoi se ishte vërtet një nxënës i shkëlqyer.