Aurela Gaçe kujton “doktor Florin”/ Këngëtarja përlot me fjalët emocionuese: Ta dish se publiku…(FOTO) – AlpeGossip
Aurela Gaçe kujton “doktor Florin”/ Këngëtarja përlot me fjalët emocionuese: Ta dish se publiku…(FOTO)

Aurela Gaçe kujton “doktor Florin”/ Këngëtarja përlot me fjalët emocionuese: Ta dish se publiku…(FOTO)

Po bëhen pothuajse 4 vite që nga ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Dr. Florit. Një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë dhe muzikën shqiptare.

Miqtë e tij më të ngushtë nuk harrojnë që ta kujtojnë në çdo moment dhe të shprehin mallin e madh që ndjejnë për mikun e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë mbrëmjen e djeshme edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka bërë një postim emocionues për mikun e saj të ndjerë.

Ajo ka shkëputur disa fragmente nga kënga “Baba në ktë skenë”, nëpërmjet të cilës shpreh mallin e madh që ndjen për Dr.Florin.

“Flori… mungon për bisedat, humorin, nervin, shpirtin e pastër, për ato ide që vetëm ti i kishe. Në çdo koncert je me mua, e sa herë këndoj pak nga ato që na le, ta dish se publiku këndon me shpirt”, shkruan Aurela krahas postimit të saj.