I DINIT? 5 ingredientët natyralë më të mirë për lëkurën tuaj – AlpeGossip
I DINIT? 5 ingredientët natyralë më të mirë për lëkurën tuaj

I DINIT? 5 ingredientët natyralë më të mirë për lëkurën tuaj

Tashmë të gjithë janë fansa të regjimit natyral të bukurisë, pasi produktet organike të saj po pushtojnë tregjet. Më poshtë ju shfaqim 5 më të mirat sipas ‘Healthy-life’:

1-Vitamina C. Vitamina C është efektive për rigjenerimin e lëkurës së lodhur, zhduk zonat me pigment të errët si dhe i jep një mburojë lëkurës nga ndotjet e jashtme.

2-Ingredientët me bazë frutore. Acidet e frutave janë kundra plakjes së fytyrës. Si për shembull kastraveci dallohet për forcimin e flokut, manaferrat freskojnë lëkurën e fytyrës dhe shega rigjeneron lëkurën e rrit sasinë e kolagjenit.

3-Tërshërë. Tërshëra përdoret për krijimin e maskave të fytyrës në kushte shtëpie. Është e pasur me vitamina, proteina dhe minerale. Është perfekte për forcimin e flokëve.

4-Mjalti. Edhe Kleopatra e dinte se çfarë ishte duke bërë kur bënte dush me qumësht dhe mjaltë. Antioksidantët në mjaltë e bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë.

5-Probiotikët. Probiotikët ndikojnë në lëkurën tuaj njësoj si në zorrë, duke rritur sasinë e bakterieve të dobishme. Qetësojnë inflamacionin, aknet si dhe ekzemën